barazia gjinore
Stafi i Agropukës, anëtarët dhe partnerët besojnë se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një mirëkuptim të roleve dhe përgjegjësive brënda komunitetit nga të dy gjinitë si femrat ashtu edhe meshkujt. Kjo njihet si qasja gjinore dhe zhvillimi (GAD).
Për të promovuar barazinë gjinore, barazinë, fuqizimin e grave dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat rurale të Pukës, Agropuka ka krijuar një politikë gjinore. Politika Gjinore e Agropukës siguron një kuadër për përfshirjen e perspektivave gjinore në të gjitha aktivitetet e Agropukës dhe aktorëve të saj, duke promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të burrave dhe grave në procesin e zhvillimit.
Strategjitë e zhvillimit janë qartësisht më të drejta kur merren parasysh nevojat, kufizimet, mundësitë dhe përparësitë e ndryshme të të dyja gjinive. Agropuka e konsideron zhvillimin e një politike gjinore dhe të fuqizimit të gruas si një komponent vendimtar në trajtimin e marrëdhënieve strukturore të pabarazisë midis burrave dhe grave.
Për të lexuar më shumë për strategjinë dhe politikën gjinore të AgroPukës, drejtohuni te "Rreth nesh".