Pukë, Shqipëri

Puka është një rajon malor në Shqipërinë e Veriut që mbulon 1.000 metra katrorë. Rajoni përfshin rrethet e Pukës dhe Fushë-Arrezit. Së bashku, të dy komunat kanë 33,000 banorë, me 20,000 nga ata që jetojnë në zonat rurale. Rrethi i Pukës është një zonë e pasur me burime natyrore ku përfshihen pyjet dhe produktet e pyllit si manaferrat, bimët medicinale, etj, bagëti si dhi dhe dele, burime ujore, minerale dhe peisazhe të bukura. Disa sfida me të cilat përballet kjo zonë janë imigrimi i banorëve në zonat urbane, parcela të fragmentuara të tokës, djegia e pyjeve duke sjellë kufizim të lëndëve drusore, mentaliteti i lidhur me barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje etj.

greenhouse.jpg

Profili i shoqatës AgroPuka

Agropuka (AP) është një shoqatë e prodhuesve e krijuar në gusht 2001 si një shoqatë jo-fit- imprurëse e prodhuesve bujqësorë dhe blektoralë të rrethit të Pukës (Shqipëria e Veriut). Sot, AP ka më shumë se 300 anëtarë përfshirë prodhues, fermerë, këshillues të bujqësisë, etj. AP përqëndrohet në marketimin, trajnimin dhe këshillimin, dhe mekanizimin dhe infrastrukturën e bujqësisë. Shoqata ka mbështetur mbledhjen dhe procesimin e produkteve bujqësore, mbjelljen e pemëve frutore, rehabilitimin e tokave djerrë, infrastrukturen e ujitjes, mbarështimin e dhive, mekanizmimin e bujqësisë, etj.

Misioni i AP

Agropuka është një shoqatë fermerësh që kontribuon në zhvillimin e integruar rural të zonave rurale nëpërmjet inkurajimit dhe promovimit të zhvillimit ekonomik rural si dhe të iniciativave dhe veprimtarive për zhvillimin e komunitetit për të përmirësuar jetesën e antarëve të saj dhe komuniteteve që jetojnë në zonat rurale.

goat breeding.jpg
training center for women.jpg

Qëllimi Strategjik

Qëllimi Strategjik 1

Përmirësimi i kushteve të jetesës së antarëve të AP dhe të komuniteteve në zonat ku punon AP nëpërmjet promovimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të prodhimit, marketingut, dhe modeleve të kooperimit.

Qëllimi strategjik 2

Promovimi i mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit në rrethin e Pukës.

Qëllimi strategjik 3

Promivimin e demokracisë locale si dhe përfshirjes sociale të komuniteteve rurale në vendim marrjen lokale.

Qëllimi strategjik 4

Të rrisim qëndrueshmërinë, përgjegjësinë dhe kapacitetin organizativ të organizatës AP.


Impakti jonë

300+

ANËTARË TË SHOQATËS

Anëtarët përfshijnë prodhuesit, fermerët, këshilltarët dhe njerëzit e tjerë të interesuar.

 

50%

E ANËTARËVE TË AGROPUKËS JANË GRA.

Në vitin 2019, AgroPuka miratoi një Politikë dhe Strategji Gjinore që do të zbatohej nga

organizata dhe palët e interesuara.

 

18+

VITE NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT

AgroPuka u themelua në vitin 2001 dhe vazhdon të mbështesë zhvillimin ekonomik rural në mesin e qytetarëve që jetojnë në Shqipërinë Veri-Lindore.